Monday, February 10, 2025
Home Politikë Negociatat,Luan Rama:Qeveria s’ka luftuar krimin dhe korrupsionin

Negociatat,Luan Rama:Qeveria s’ka luftuar krimin dhe korrupsionin

0
522

Zëvendëskryetari i LSi Luan Rama në një deklaratë për mediat tha se KE thjesht rekomandoi hapje të negociatave me Shqipërinë, ndërsa prioritetet për mbeten prioritete lufta ndaj krimit dhe korrupsioni. Luan Rama u shpreh se maxhoranca ka refuzuar bashkëpunimin kombëtar me opozitën për integrimin europian të vendit.

Për negociatat vjet u bë festë dhe nuk kishte asnjë përgjigje pozitive. KE thjesht dha rekomandim e kjo nuk është një gjë e re. Opozita madje ndaloi protestat dhe sërish nuk kishte hapje negociatash. Në shtator të vitit të kaluar, opozita u kthye në Kuvend, donte një pakt kombëtar për integrimin europian të vendit sepse përmbushja e kësaj pike është strategji kombëtare.

Mirëpo, qeveria nuk pranoi frymën e bashkëpunimit dhe kompromisit. Kjo maxhorancë e pengoi frymën bashkëpunuese dhe sabotoi procesin integrimin e vendit.  Qeveria sabotoi integrimin për në BE për shkak të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Qeveria po dëshmon se nuk ka prioritet integrimin europian të vendit, por ka agjendë tjetër nga agjenda kombëtare e integrimit europian të Shqipërisë.  Në rekomandim theksohet se Shqipëria duhet të vazhdojë luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, por edhe të arrijë një kompromis kombëtar për integrim”, tha Luan Rama.

(d.xh/Balkanweb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here