Dyshohet se borxhi prej 1 mijë eurosh ka çuar në plagosjen e një personi.
Sikurse raportojnë mediat italiane, një shtetas ka plagosur me armë zjarri në zonën e barkut kunatin e tij, vëllain e gruas, pasi ky i fundit i kishte 1 mijë euro borxh.
LEXO EDHE:
Një ‘bombë’ e mistershme në Londër, rezulton të jetë diçka e ‘bukur’
Autori i ngjarjes është Jabiry Khalid, një maroken 36-vjeçar, mbi të cilin tashmë rëndon akuza e vrasjes në tentativë, ndërsa i plagosuri është marokeni 33-vjeçar, Magreb.
Ngjarja e rëndë që për pak desh i kushtoi jetën të riut ndodhi brenda një korije të Cornaredo (Milano).
Si pasojë e plumbave marokenit në këmbë oi kishin mbetur mbetje, ndërsa një pjesë e mirë e arterieve ishin shkatërruar, pasi kishte humbur shumë gjak.
Hetimet u kryen nga policia e Cornaredo, udhëhequr nga Marshalli Luca Tiraboschi dhe Trezzano sul Naviglio, Marshalli Michele Cuccuru. Karabinierët, të koordinuar nga komandanti i Corsico Pasquale Puca, rindërtuan skemën e ngjarjes dhe falë dëshmisë së të plagosurve dhe përgjimeve telefonike, i lejuan hetuesit të arrinin tek autori.
Dyshohet se mosmarrëveshja kishte lindur për çështje të drogës dhe jo për borxhet e paspecifikuara, të të cilave i referoheshin personat, dëshmitarë të ngjarjes.
Zona ku ka ndodhur ngjarja është e njohur si një pikë shitjeje për kokaine, heroine dhe hashashi.
Policia gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes gjeti 50 cm nën tokë një armë të fshehur.