Ish-eurodeputetja Doris Pack, ka reaguar përmes një postimi në twitter, lidhur me prezantimin e progres raportit për Shqipërinë. Në postimin e saj, Pack shkruan replikon me përfaqësuesen e lartë të BE-së Federica Mogherini si edhe eurokomisionerin Johannes Hahn, për të cilët shkruan se të dy mbyllën sytë.
“Fatkeqësisht, të dy mbyllën sytë për Shqipërinë, për faktin se atje nuk ka Gjykatë Kushteuese. Korrupsion gjigand, mashtrim elektoral i provuar, prodhimi më i rëndësishëm “agrar” është kanabis. Edhe Presidenti ka ngritur zërin për të gjitha këto.” Shkruan Pack
