Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një deklaratë për mediat sot, u tregua mjaft i prerë lidhur me zgjedhjet vendore dhe datën 30 qershor. Balla tha se në këtë datë fitojnë jo vetëm shqiptarët, por edhe shteti institucional, demokracia dhe Kushtetuta.
“Zgjedhjet e 30 qershorit janë një moment i rëndësishëm për funksionimin e shtetit ligjor në vend, institucionet dhe demokracia funksionon mbi bazën e rregullave.
Ju them qartë që më 30 qershor fiton Shqipëria dhe shqiptarët, shteti institucional, demokracia, kushtetuta dhe pas 30 qershorit është mundësi e artë edhe për PD dhe atë që ka mbetur nga LSI, që të reflektojnë në dy drejtime: kush politikan punon kundër reformës në drejtësi e ka betejën të humbur dhe kush politikan punon kundër interesave të vendit dhe integrimit, e ka të humbur këtë betejë”- tha ai.
(Balkan Web)