Friday, April 19, 2024
Home sociale Kontigjenti i FA-së së Shqipërisë feston me fëmijët afganë

Kontigjenti i FA-së së Shqipërisë feston me fëmijët afganë

0
590

Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë festuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve edhe në Afganistan. Kontigjenti shqiptar dhe konkretisht, Kaptere Aida Guxho, e cila njëherësh është këshilluese për planet operacionale të ndërlidhjes në misionin e NATO-s ka treguar përkushtimin dhe dashurinë për fëmijët e përkthyesve afganë në Camp Arena.

Lajmi behët i ditur nga vetë Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka, e cila ka shpërndarë edhe foton e kapteres shqiptare.

“Forcat e Armatosura të Shqipërisë festojnë 1 Qershorin edhe në Afganistan.Kaptere Aida Guxho, këshilluese për planet operacionale të ndërlidhjes në misionin e NATO Resolute Support Mission në Herat, tregoi përkushtimin, bujarinë dhe zemrën e madhe të ushtarakëve shqiptarë, duke lumturuar sadopak fëmijët e përkthyesve afganë në Camp Arena. #FAsolidare🇦🇱”,  shkruan Xhaçka.

  • foto galeri foto galeri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here