Saturday, February 15, 2025
Home Politikë “Të punojmë për të ardhmen e fëmijëve në një Shqipëri të vërtetë...

“Të punojmë për të ardhmen e fëmijëve në një Shqipëri të vërtetë europiane”

0
543

Fëmijët me rezultate të shkëlqyera në mësime nga shkolla të ndryshme të Shqipërisë, ishin të ftuarit specialë të presidentit të Republikës së Shqipërisë paraditen e sotme në ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Presidenti Meta dhe të pranishmit e shumtë ndoqën koncertin e festiv me këngë e valle nga muzikantët e vegjël të Ansamblit “Shqiponja” dhe recitime kushtuar 1 Qershorit nga vogëlushët dhe vogëlushet e talentuara.

Presidenti i Republikës theksoi se: “Mbështetur në ëndrrat shumëngjyrëshe të fëmijëve, çiltërsinë dhe dashurinë e tyre të pamatë, të punojmë të gjithë bashkë për të ardhmen e tyre në një Shqipëri të vërtetë europiane”

Kreu i Shtetit shprehu urimet më të përzemërta e të ngrohta për të gjithë fëmijët shqiptarë, por dhe për prindërit e mësuesit dhe edukatoret tyre në këtë ditë të gëzueshme si dhe shpërdau certifikata nderi për disa nga nxënësit, që morën pjesë si sipërmarrës të vegjël në projektin “Biznesi im” të  Shkollës “Hasan Koçi”, në Shkozet të Durrësit.

/Ora News.tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here