Braimllari:Fushata e Ramës fushatë farse, nuk e njohim

0
544

Sekretari i LSI, Endrit Braimllari tha se fushata e PS është farse dhe opozita nuk do ta njohë. Braimllari u shpreh se LSI nuk ka bërë asnjëherë thirrje për dhunë, por janë punonjës të policisë të cilët provokojnë qytetarët.

Braimllari: Ne nuk e njohim fushatën e Ramës, është një fushatë farse.  Rama është i marrë fund, nuk ka antimiting i Ramës që të trembë qytetarët.

LSI asnjëherë nuk ka bërë thirrje që protestat të jenë të dhunshme. Dhuna është provokuar nga punonjës civil të policisë. Provokatorë policie futen në turmë dhe provokojnë qytetarët për të dhunuar institucionet.

Provokatorët janë në radhët e policisë, të futur nga Edi Rama dhe Sandër Lleshaj. I vetmi person që kërkon të ketë dhunë është Edi Rama.

Oferta dhe propozimi i opozitës është i qartë. Shkaktari i futjes në krizë është Edi Rama. Duhet të largohet Rama që të kthehet legjitimiteti i parlamentit dhe qeverisë. Rama vetë po garon dhe bllokon çdo proces. Është totalisht i tmerruar, ka mbetur vetë dhe është i rrethuar nga urrejta popullore. Zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë.

Sot është ushtruar presion nga policia për ti intimiduar. Jemi të vendosur në rrugën tonë dhe kemi mbështetjen popullore. Ky është uragan popullor.

Çdo përplasje sociale ka vetëm një përgjegjës. Është Edi Rama. Opozita është e vendosur në rrugën e saj. Nuk do lejojmë të instolohet monizmi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here