Mërgimtarët e fshatit paguajnë banorë të kujdesen për Pogragjën. Falë tyre edhe lumi është pa mbeturina. Këto janë rrugët e fshatit Pogragjë. Për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e tyre çdo ditë kujdeset Fikret Mustafa. Ai është punëtor i shoqatës “Pogragja” nga Zvicra. Mustafa është zgjedhur të mirëmbajë fshatin ku banon. E për punën që bën ai paguhet nga bashkë atdhetarët që mbledhin të holla pikërisht për këtë qëllim.

E gjithë kjo iniciativë e gurbetqarëve të Pogragjës erdhi fillimisht si nevojë për kujdesjen për varrezat e fshatit. Mirëpo Në vitin 2012 u themelua shoqata e kështu filluan edhe investimet e tjera. Me punën e palodhshme që bëhet nga punëtorët dhe vetë anëtarët e shoqatës, Islami thotë që ka ndikuar edhe në vetëdijesimin e banorëve për ruajtjen e mjedisit. Kështu, fshati i Pogragjë në Gjilan ka rritur të mbajë lumin e pastër dhe të mbetet pa mbeturina, falë ndihmës së bashkë atdhetarëve që e mundësojnë punën në këtë drejtim./T7

 

LEAVE A REPLY