Këtë javë nuk do të ketë seancë plenare. Burime nga PS bëjnë të ditur se shkak është fushata elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit.
Po ashtu burimet bëjnë të ditur se gjatë muajit qershor do të ketë vetëm dy seanca, në datën 13 dhe në datën 20. Është lajmëruar se seanca e datës 13 do të jetë shumë e rëndësishëm dhe për këtë arsye është kërkuar mos të ketë asnjë mungesë.
Po ashtu u është dhënë porosi deputetëve që komisionet që kanë detyra për të realizuar duhet t’i bëjnë brenda kësaj jave.
PS hapi fushatën në datën 1 qershor, ndërsa ditën e djeshme, Rama ishte në Lezhë ku prezantoi Pjerin Ndreun kandidat për kryebashkiak.
Ndërkohë, opozita mbrëmjen e djeshme zhvilloi protestën e 7 kombëtare. Kreu i PD, Lulzim Basha kërkon largimin e kryeministrit Rama për zgjedhje të lira, që sipas tij garantohen vetëm me një qeveri tranzitore.