Deputetja Rudina Hajdari kërkon që në Komisionin e Integrimit të vijë ambasadorja e Holandës në vendin tonë për të dhënë shpjegime për kërkesën që Holanda i ka bërë KE për rivendosjen e vizave Shqipërisë.
“Prej saj do kërkojmë një raport me shifra ekzakte që të shikojmë çfarë ka ndodhur në Holande në lidhje me rritjen e kriminalitetit shqiptar në Holandë”, tha thënë deputetja Hajdari.
Tre ditë më parë qeveria holandeze i është drejtuar me një letër njoftuese Komisionit Europian ku i kërkohet të shqyrtojë informacionin e dërguar nga Hollanda lidhur me rikthimin e vizave për shqiptarët.
“Për ta ekzekutuar këtë mocion, qeveria Holandeze i dërgoi një letër njoftuese Komisionit Europian në datën 31 Maj. Në vijim të letrës njoftuese, Komisioni Europian do të vlerësojë nëse do të ketë nevojë për të ndërmarrë veprim. Komisoni do të informojë Parlamentin Europian dhe Këshillin Europian mbi rezultatet e këtij vlerësimi,” sqaron ambasada holandeze.