LSI-qeverisë: Shpall urgjentisht gjendjen e jashtëzakonshme në Korçë

0
531

Lëvizja Socialiste për Integrim i kërkoi qeverisë të shpallë urgjentisht gjendjen e jashtëzakonshme në Korçë, ku fshatra të tëra të këtij qarku janë prekur nga tërmeti.

Në një dalje për mediat nga selia e LSI-së, Sekretari i Përgjithshëm i  kësaj partie Endrit Braimllari tha se banorët kanë nevojë për mbështetjen e strukturave shtetërore dhe jo për show politik.

Braimllari: Është koha e veprimit. Sot më shumë se kurrë banorët e zonës së Korçës që janë prekur nga fatkeqësia natyrore kanë nevojën e mbështetjes së strukturave shtetërore të cilat për fatin tonë të keq i kanë lënë në mëshirë të fatit. Atje kërkohet urgjentisht të shpallet gjendja e jashtëzakonshme dhe jo fasada dhe show politik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here