U arratis nga burgu grek me tre të tjerë, kapet shqiptari

0
558

Katër shqiptarë u arratisën nga burg grek Petru Rali në Athinë, duke alarmuar policinë helene. Por deri tani policia greke ka mundur të arrestojë dy prej të arratisurve. Bëhet fjalë për një prej shqiptarëve që mori pjesë në përleshjen e marsit 2018 në psikiatrinë e burgut të Koridhalos, ku u vra një shtetas grek. Ndonëse nuk dihet emri i tij, thuhet se i arratisuri i dytë, u pikas nga forcat speciale EKAM në rrugen Agiou Polikarpou.

Ai nuk iu bind thirrjes për të ndaluar nga ana e policisë por iku me vrap dhe u rrëzua, duke u dëmtuar lehtë, sipas mediave greke dhe më pas u arrestua nga policia. Mësohet se shqiptari ishte i paarmatosur.

Tashmë mbeten në kërkim dy shqiptarë të tjerë, njëri i akuzuar për vrasje dhe një tjetër për grabitje. Arratisja ndodhi sot në orën 4 të mëngjesit ku 4 shqiptarët ishin vendosur përkohësisht në burgun e transferimit, pasi pak ditë më parë ishin implikuar në episode të dhunshme në burgun Koridhalos. Ata fillimisht kanë thirrur rojet për ndihmë kur një prej tyre u shtri në shesh dhe bënte të sëmurin. Sapo rojet hynë në qeli, i kërcënuan me thikë të improvizuar, u morën armët dhe celularët dhe i mbyllën brenda.

Më pas u arratisën duke përdorur një furgon policie. I pari prej tyre u arrestua në Athinë. Sipas mediave greke, arratisja ka qenë spektakolare dhe ngjante me një skenar të ndonjë filmi.

Por, për çfarë akuzohen shqiptarët e arratisur?
I arratisuri i parë është autor i vrasjes së një 30-vjeçari grek dhe plagosjes së vëllait të tij 32-vjeçar, në tentativë për t’i grabitur makinën luksoze. Viktima ishte shefi i njohur i kuzhinës greke, Niko Paputsidaki. Autori u arrestua në korrik 2013 dhe prej atëherë u transferua nga njëri burg në tjetrin pasi shkaktonte trazira.

I arratisuri i dytë u arrestua si pjesë e bandës që në prill 2018 grabiti banesën e këngëtarit Lefteri Pantazi ku morri 1000 euro dhe ora me vlerë 150 000 euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here