Britani e Madhe/ Zbulohet paisja që zëvendëson zemrën

0
683

Një zbulim i ri, që përmban miliona qeliza të gjalla, që rreh si një zemër njeriu, mund të ndihmojë në riparimin e dëmeve të shkaktuara nga një atak në zemër, sipas studiuesve.

Kjo paisje e vogël  me përmasat 3 dhe 2 cm, është rritur në një laborator nga një mostër e qelizave të një pacienti, punon ashtu si një muskul, si zemër njeriu. Gjithashtu lëshon kimikate që riparojnë dhe rigjenerojnë qelizat ekzistuese të zemrës.

Ekspertët e Universitetit Imperial College e zbuluan këtë paisje të vogël në një konferencë në Londër, duke shpjeguar se kur një sulm në zemër ndodh, kur një arterie bllokon gjakun në zemër, duke bllokuar oksigjenin. Kjo mund të dëmtojë fuqinë e pompimit të zemrës dhe të çojë në ndalimin e saj.

Prof. Metin Avkiran nga Fondacioni britanik ‘Heart Heart’, i cili financoi këtë hulumtim, u shpreh se: “Ne mundemi të ndryshojmë perspektivën për të shpëtuar një jetë dhe për të bërë që zemra të funksionojë më mirë.”

Burimi: BBC

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here