Saturday, April 20, 2024
Home Kronika Sherr në avion, shqiptari rreh të atin,piloti bën ulje emergjente

Sherr në avion, shqiptari rreh të atin,piloti bën ulje emergjente

0
790

Avioni i linjës Tiranë-Romë ka bërë ulje emergjente të Peskara për shkak të një sherri në bord. Sipas Corriere.it avioni me pasagjerë, i nisur në orën 16:45 nga Tirana, është detyruar të bëjë një ulje emergjente në aeroportin e Peskarës, si pasojë e një sherri.

Bëhet fjalë për të ri shqiptar rreth 30 vjeç, i cili ka filluar të bërtasë në shqip e italisht dhe kishte hipur mbi sedilje duke trembur pasagjerët. Në ato momente ka ndërhyrë i ati, i cili është përpjekur nga qetësoje por duke mos ia dalë. I biri më pas e ka qëlluar disa herë me grushte.

Pasagjerët dhe stafi janë përpjekur ta qetësojnë 30-vjeçarin shqiptar, por tentativat rezultuan të pasukseshme. Menjëherë sapo avioni është ulur në pistën e Peskarës, autoritetet kanë shoqëruar 30- vjeçarin dhe babai i tij u dërgua në spital. Pas një orë pushim në Peskara avioni është nisur për në Romë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here