Situata në Korçë/Salianji: Turp, simpatizantët e PD nuk furnizohen me ushqime

0
579
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka ngritur akuza se punonjësit e administratës nuk po furnizojnë me ushqime simpatizantët e PD.
 

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, i cili vizitoi sërish sot banorët e prekur nga tërmeti në Korçë ka ngritur akuza se punonjësit e administratës nuk po furnizojnë me ushqime simpatizantët e PD.

Sipas Salianjit, situata në Korçë është shumë emergjente dhe ka bërë thirrje për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Turpi i mbuloftë gjithë ata punonjës administrate që e ndajnë për të majte dhe jo për votuesit e PD dhe pakon e makaronave që nevojitet për të mbajtur frymen e banorëve!”

Postimi i plotë:

Prej 4 ditësh banorët e fshatrave, Floq, Qafë Zezë dhe Vidovë, kanë kaluar natën në çadrat e ngritura nga Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura për shkak të lëkundjeve të tokës që pësuan rrethinat e Korçës. Ditën e sotme, një pjesë e tyre janë sistemuar në banesa sociale, ndërsa të tjerët vijojnë të qëndrojnë në çadra prej frikës nga tërmetet. Disa ditë më parë zona e Korçës u lëkund nga tërmete, ku më i forti shënoi 5.3 ballë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here