Thursday, March 20, 2025
Home Kronika Trafik droge dhe prostitucion, shkatërrohen dy banda shqiptare në Itali

Trafik droge dhe prostitucion, shkatërrohen dy banda shqiptare në Itali

0
610

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një operacion i Policisë italiane të Modenas ka çuar në shkatërrimin e dy bandave shqiptare me aktivitet të paligjshëm në trafikun e prostitucionit e të lëndëve narkotike.

Në pranga janë vënë disa shqiptarë, anëtarë të 2 bandave.

Hetimet kanë zbardhur se ata shfrytëzonin për prostitucion rreth 20 vajza nga Europa Lindore. Pa leje të rregullt qëndrimi e me një biznes përfitimi prej 180 mijë euro në muaj.

Dy grupet shqiptare ishin në rivalitet mes tyre, i cili ka çuar në një konflikt me armë zjarri i verifikuar më 5 prill 2018.

Mbi 50 trupa policorë kanë ekzekutuar mëngjesin e  sotëm kontrolle në mjaft banesa duke vënë në pranga disa nga anëtarët e 2 bandave kriminale.

Gjatë mesditës në një dalje për mediat Policia e Modenas do të zbardh detajet e këtij operacioni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here