Vasili: Shqiptarët janë në të drejtën e tyre ta largojnë Edi Ramën me çdo kusht

0
493

Ish-kreu i deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka akuzuar edhe një herë Kryeministrin Edi Rama për aferat korruptive me koncensionet e rrugëve. Ai shprehet se Edi Rama vazhdon të vjedhë shqipatrët çdo ditë e rri ende në karriget e pushtetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili ka sjellë dy foto ku bën krahasimin mes protestave të qytetarëve çekë, të cilët kanë dalë në rrugë për dorëheqjen e kryeministrit të tyre sepse ka shpërdoruar 2 milionë euro nga fondet europiane, dhe protestave në Tiranë.

Ndër të tjera, Vasili thekson se “Shqiptarët janë në të drejtën e tyre të largojnë me çdo kusht Edi Ramën bile nuk duhet të vonojnë më asnjë minutë”.

Postimi i plotë i Vasilit

Dhjetra mijra qytetare çekë jane per jave te tera ne proteste ku kerkojne doreheqjen e kryeministrit Andrej Babis sepse ka shperdoruar 2 milion euro nga fondet europiane.

Edi Rama me te tijte grabisin 190 milion euro per nje rruge te vetme Milot Balldren dhe 40 milion euro tek Unaza e Re per vetem 2 km rruge dhe guxojne te rrine akoma ne karriget e pushtetit.

Shqiptaret jane ne te drejten e tyre te largojne me cdo kusht Edi Ramen bile nuk duhet te vonojne më asnje minute.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here