‘Kam pritur prej kohësh që dikush ta bëjë këtë gjë, por pasi askush nuk ka dalë vullnetar, e bëra vetë’ – një video në stilin e “100 Vite të Bukurisë në…” – këtë herë flitet për një bukuri polake.

Diçka të tillë e ka bërë Karolina Zebroëska, vajza polake e cila për të gjitha këto pamje është frymëzuar nga fotografi të vërteta të mënyrës si trukoheshin edhe visheshin ndër vite vajzat dhe gratë polake duke treguar kështu edhe historinë e vendit.

Kjo vajzë e re polake ka bërë diçka shumë të veçantë dhe interesante duke postuar 100 fotografi e veshur në stile të ndryshme vit pas viti duke treguar se si ka ndryshuar moda në vendin e saj ndër vite.

Dhe më e habitshmja nga të gjitha është fakti se edhe në kohë lufte përsëri gratë stilonin flokët e tyre dhe njëkohësisht visheshin me një stil të caktuar.

Një ide kjo shumë frymëzuese dhe që mbase do të vlente të përqafohej edhe nga të rinj dhe të reja në vende të tjera përse jo edhe në Shqipëri.

Image

LEAVE A REPLY