Specialisti i peshkimit Resim Suma i ftuar ne emisionin “Perspektive” te Tv1 Channel ka folur per situaten problematike ne te cilen ndodhet liqeni i Shkodres gjate ketyre viteve, ku sipas Sumes problematikat jane te shumta,  te cilat ndikojne negativisht jo vetem tek liqeni por edhe ne mjedisin tone.

Suma: Liqeni i Shkodres po kalon nje periudhe jo te mire, mund te themi nje plakje te parakohshme dhe shkaktaret jane te shumte si mjedisore, natyrore si dhe veprimet apo mosveprimet te njerezve te aktivitetit qe bejne.

Liqeni i Shkodres ka pesuar ndryshime te shumta ne disa drejtime, si specialist peshkimi mund te them qe popullata e peshqeve ka ndryshuar shume, shume specie me rendesi te madhe ekonomike, ekologjike, po zhduken ose jane ne ramje, ndersa disa specie te tjera te padeshiruara, te hyra ne menyre klandestine si sharmaku po rritet numri i  tyre.

Fenomenet qe po ndodhin vitet e fundit, tregojne me se mire arsyet e ramjes se ketyre rezervave peshkore ne total.

LEAVE A REPLY