Llogaritë bankare, ja ligji i ri që prek 36 mijë biznese

0
671

Personat fizikë/ juridikë tregtarë si dhe organizatat jofitimprurëse me xhiro mbi 2 milionë lekë, të cilat nuk disponojnë një llogari bankare, duhet të drejtohen tek bankat tregtare për tu pajisur me një të tillë. Së shpejti pritet të hyjë në fuqi ligji, i cili, sipas llogarive të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, prek 36 mijë biznese, ndërsa iniciativa synon ti shërbejë formalizimit të ekonomisë dhe reduktimit të parasë cash.

Sipas draftit, subjektet që regjistrohen rishtazi  kanë afat 20 ditë për të hapur llogari bankare dhe ato që janë të regjistruara, duhet të hapin llogari bankare jo më vonë se 90 ditë nga hyrja në fuqi e ligjit.

Por cilat janë gjobat që do të aplikohen në rast të shkeljes së afateve? 

1.Tatimpaguesit persona fizikë tregtarë, të regjistruar për tatimin mbi vlerën e shtuar, me qarkullim deri në 8 milionë lekë, ndëshkohen me gjobë, në masën 25 mijë lekë;

2.Tatimpaguesit persona juridikë, pavarësisht nga qarkullimi, si dhe tatimpaguesit persona fizikë tregtarë, me qarkullim mbi 8  milionë lekë, ndëshkohen më gjobë  në masën 50 mijë lekë;

3.Organizatat jofitimprurëse, rrezikojnë penalitet në masën 37.5 mijë lekë. Nëse subjekti nuk ka llogari bankare për transaksionet që kryen edhe pas dënimit si më sipër, ndëshkohet me dyfishin e gjobës së parë. Drafti ka marrë formë finale, dhe pas miratimit në Parlament, do të marrë fuqi ligjore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here