Ndahet nga jeta gazetari Ibrahim Sefedini/Ambasadori Tahir Shabani:Ngushëllime familjarëve

0
870

Eshte ndare nga jeta gazetari i mirenjohur Ibrahim Sefedini pas nje semundjeje te rende.Per vite me rradhe ai ka qene pjese aktive e shoqërisë civile të Vitisë.

Shoqata e Miqësisë Franko-Shqiptare, shprehë ngushëllime për ndarjen fizike të gazetarit të mirënjohur Ibrahim Sefedini.

Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Gjatë karrierës së tij ka luajtur një rolë të’ rëndësishëm në favor të lirisë së shtypit, për mbrojtjen e drejtave të njeriut, i pa lodhshëm dhe aktiv për integrimin e shqiptareve në Francë, Zvicër dhe Europë. Arkivi i diasporës është pasuruar duke falënderuar kontributin e tij në mediat shqiptare ; Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe trojet shqiptare.
Ishte anëtarë aktiv në Club Suisse de la Press, klub me ndikim të madh jo vetëm në shtetin zviceran por dhe në qindra medie dhe gazetarë nga shtetet e globit tokësor. Mbi 30 vite ka punuar si gazetar në mediat, ishte autor i veprave kombëtare dokumentari.
Për periudhën 10 vjeçare, pas vitit 2000 ka qenë gazetar i “Radio Pozheranit” dhe i “RTV Iliria”, ish-korrespondent me vlera profesionale i gazetës Koha Ditore, dhe së fundmi një bashkëpunëtorë i afërt duke realizuar të gjitha aktivitetet me reportazhe dhe kronika nga Diaspora për Televizionit Plus në Viti, TV Koha në Tetovë dhe agjencitë e lajmeve ballkanike shqiptare.

U prehtë ne paqe Ibrahim Sefedini! … Ngushëllime familjes, do na mungojë të gjithëve.

Tahir Shabani
Ambasador Nderi dhe Komisioner i Lartë për Paqen Botërore
President i Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here