BSH: Investimet e huaja kapën vlerën e 286 mln euro

0
527

Investimet e huaja direkte në vend pësuan një rritje me 2% gjatë tre muajve të parë të vitit. Banka e Shqipërisë ka publikuar të dhënat të cilat tregojnë se në total investimet e huaja kapën vlerën e 286 mln eurove.

Por mesa duket kjo situatë është e ndikuar direkt nga shtimi i ndjeshëm i investimeve në kuadër të projektit të gazsjellësit TAP ndërtimit të HECE-ve në Devoll të cilët mbajnë peshën kryesore të investimeve në ekonominë shqiptare të cilat tashmë janë drejt përfundimit.

Investimet në vend janë të përqendruara në energji dhe industri nxjerrëse  dhe vetëm një pjesë e vogël në manifakturë çka do të ndikonte në rritjen direkete të punësimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here