Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në vendin e njohur si “Tymi” te “Rruga e Kavajës” në kryeqytet.
Sipas Balkanweb, makina ka përplasur 4 kalimtarë. Ata kanë marrë plagë të lehta.
Dy prej kalimtarëve janë dërguar në spital për mjekim, kurse dy të tjerë janë mjekuar në vend
Në aksident është përfshirë edhe një makinë me targa franceze ku të lënduar kanë mbetur edhe dy turistë francezë.