Sunday, September 22, 2019

Basha: Krijimi i Aleancës Qytetare jo për të ardhur në pushtet,por për të ndryshuar Shqipërinë

116
0

Aksioni kryesor politik pas zhvlerësimit zyrtar të datës 30 Qershor me dekretin e ri të Presidentit, nga ana e Partisë Demokratike dhe që pritet ta vendosë Këshilli Kombëtar, është krijimi i Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.

Vendimi që i është propozuar Këshillit Kombëtar nga kryesia e Partisë Demokratike ditën e djeshme synon të bëjë bashkë opozitën me elitën e shoqërisë, njerëzit e paangazhuar dhe rininë për t’i dhënë fund tranzicionit nëpermjet zgjedhjeve të lira e të ndershme, ndryshimit të sistemit të kalbur nga korrupsioni dhe kriminalizimi i tij.

“Ne duhet të bëjmë shqiptarët bashkë, jo vetëm për të ardhur në pushtet, por për të ndyshuar Shqipërinë. Ky ndryshim nuk mund të bëhet duke përjashtuar, por duke përfshirë.”- u shpreh lideri i opozitës Lulzim Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, duke prezentuar projektvendimin për krijimin e Aleancës për Mbrojtjen e Demokracisë, i cili mësohet se përbëhet nga dy pika

LEAVE A REPLY