Moti i pazakontë ka kapluar Gjermaninë. Breshëri i një diametri aspak të zakontë ka frikësuar banorët e Mynih ditën e djeshme.

Breshëri i madh ka përfshirë në mënyrë të veçantë zonën e Mynihut, ku intensiteti dhe madhësia e breshrit ka qenë pothuajse sa një kajsi.

Si pasojë shumë persona janë plagosur dhe shumë makina, çati shtëpish janë dëmtuar rëndë

Ndërsa në Berlin janë ndarë në rrjetet sociale video, që tregojnë rrufe të mëdha në qiell.

 

LEAVE A REPLY