Mediat greke zbardhin 90 minutat e vështira të ambasadorëve me Kryeministrin: Rama jashtë realitetit!

0
951

Një ditë pas takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi dje në kryeministri me ambasadorët e vendeve të BE të akredituar në Shqipëri, mediat greke japin detaje për atë që u diskutua realisht në këtë takim.

Në një shkrim të gjatë, media In.gr, thotë se njëri prej diplomatëve është shprehur në anonimat se kryeministri nuk e sheh çështjen politikisht siç është në realitet, por vetëm ligjërisht.

Shkrimi i plotë:

Për një orë e gjysmë, kryeministri Edi Rama iu ka shpjeguar ambasadorëve të BE dhe ShBA, arsyet pse ai këmbëngul që zgjedhjet lokale të zhvillohen më 30 qershor, pavarësisht faktit se presidenti i Republikës i ka shtyrë ato me një dekret.

Kryeministri ka thënë shkurt se çdo tension që do të shkaktohet nga opozita, do të jetë i menaxhueshëm, dhe nuk është rreziku që zhvillimi i zgjedhjeve të krijojë destabilitet.
Ai iu kërkoi diplomatëve të mos i pranojnë kërkesat e opozitës, dhe iu kërkoi për ndihmën e tyre për të lehtësuar tensionet.

“Ne u larguam me shumë pyetje”,-tha në një komunikim me agjencinë e lajmeve ANA, një nga diplomatët e pranishëm në takim, menjëherë pasi u largua.

“Kryeministri e sheh të gjithë çështjen nga ana ligjore, por jo në dimensionin politik, ashtu siç në realitet është.”-shtoi ai.

Në një tjetër zhvillim, të gjitha palët, qeveria, presidenti dhe opozita nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre.

Ndërkohë, KQZ, gjykoi vendimin e presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet. Vendimi u mor nga 4 anëtarët e mazhorancës në KQZ. Kryeministri Edi Rama, në të njëjtën kohë njoftoi nisjen e procedurave për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha për seancën e të enjtes: Mazhoranca ka votat për të shkarkuar Metën.

“Shumica ka votat për të shkarkuar Metën dhe heshtja e partnerëve tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE, është një mënyrë për të pranuar këtë votë ekstreme në Kuvend për të hequr kreun e tanishëm të shtetit.

Kuvendi do të miratojë themelimin e Gjykatës Kushtetuese, por gjithashtu do të mbështesë fuqishëm krijimin e institucioneve të reja në sistemin e drejtësisë “.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here