Saturday, August 24, 2019

Video/ Shkëlqeu ndaj Bullgarisë, Berisha urim të veçantë Kosovës

262
0

Fitorja spektakolare e Kosovës kundër Bullgarisë në fund të takimit gëzoi shumë shqiptarë në të dyja anët e kufirit. Ky triumf me rezultatin 2-3 është komentuar edhe nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Ai ka zgjedhur të publikojë një video nga momentet e festimit të futbollistit Milot Rashica.

Ish-lideri historik i Partisë Demokratike shprehet se fitorja Kosovës ishte një meritë e plotë. Në fund Berisha përcjellë urimet për futbollistët dhe Kombëtaren e Kosovës.

“Festa e fitores se merituar e Milot Rashices dhe gjithe ekipit te Kosoves. Edhe njehere urimet me te perzemerta! Sb”-shkruan Berisha.

LEAVE A REPLY