Zhvlerësimi i euros në minimumin historik prej 121 lekësh gjatë tre muajve të parë të këtij viti ka dhënë efektet e para pozitive në uljen e borxhit publik. Banka e Shqipërisë konstaton se efekti i kursit të këmbimit të valutave kryesore ka qenë pozitiv dhe në masën 39 milionë euro. Pavarësisht se ekonomia shqiptare është dëmtuar nga kjo situatë kryesisht eksportuesit duket se qeveria shqiptare ka përfituar pasi ka paguar me pak interesa.
Por përtej efekteve pozitive të euro borxhi i jashtëm i Shqipërisë ka pësuar rritje vjetore prej 6% ose rreth 64 mln euro. Rritja e stokut të BJB-së ka qenë kryesisht në drejtim të borxhit afatgjatë të Qeverisë së Përgjithshme si dhe të huamarrjes ndërmjet kompanive (në formën e investimit direkt. Qeveria e Përgjithshme zotëron rreth 46% të totalit të Borxhit të Jashtëm Bruto të Shqipërisë pjesa tjetër është e shpërndarë midis Sistemit Bankar Sektorëve të tjerë dhe Autoritetit monetar.
Gjatë tre muajve të parë sipas Bankës së Shqipërisë të ardhurat e emigrantëve kanë qenë të njëjta me ato të një viti më parë dhe kanë kapur vlerën e 150 mln eurove. Kjo është një nga periudhat me të ardhurat më të larta që emigrantët kanë sjellë në vend që prej vitit 2013. Kjo situatë lidhet edhe me faktin e rritjes së numrit të larguarve nga vendi apo kërkesave për azil.