Anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE? Tusk: Disa vende s’janë gati…

0
689
Poland's Prime Minister Donald Tusk delivers a speech during the inauguration of the "Esplanade Solidarnosc 1980" and "Agora Simone Veil" at the EU Parliament in Brussels August 30, 2011. REUTERS/Francois Lenoir (BELGIUM - Tags: POLITICS) - RTR2QJTO

Disa nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk janë të gatshme të pranojnë fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë gjatë qershorit, deklaroi Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk pas takimit me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili qëndroi për vizitë zyrtare në Bruksel.An

Tusk deklaroi se Shkupi dhe Tirana kanë kryer të gjitha detyrat që priste BE-ja dhe se ai vetë parapëlqen zbatimin e rekomandimit të KE-së.

“Ju keni bërë gjithçka që pritej nga ju por dua të jem i sinqertë me ju që jo të gjithë vendet anëtare janë të përgatitura që të vendosin për hapjen e negociatave brenda ditëve që vijnë. Unë personalisht besoj se mund të ketë vetëm një vendim, të caktohen negociatat sipas rekomandimeve të Komisionit Evropian me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Pyetja sot nuk është “nëse…’ por “kur…”. Nëse jam pak konciz, është sepse e di që të arrihet konsensus mes 28 vendeve anëtare merr më shumë kohë se sa do të më pëlqente- deklaroi Donald Tusk.

Presidenti Pendarovski u deklarua i vetëdijshëm se vendi i tij ka nevojë edhe për reforma të tjera dhe për eliminimin e dobësive, gjëra të cilat beson se do të adresohen gjatë negociatave.

Duhet të theksojmë edhe një realitet tjetër ballkanik, ne jemi më efikas kur kemi para nesh detyra konkrete. Kurse negociatat për anëtarësim janë mjeti më i mirë reformues. Këtë qershor Bashkimi Evropian ka mundësi historike të tregojë lidership dhe vizion për të ardhmen e të gjithë rajonit tonë me dhënien e datës për negociata për Maqedoninë e Veriut. Qytetarët tanë nuk kërkojnë shpërblim të pamerituar por mundësi të merituar për të ndërtuar shtet evropian me shoqëri të drejtë, humane dhe përparimtare- Stevo Pendarovski.

Fillimi eventual i negociatave me BE-në ka qenë temë në takimin e Pendarovskit edhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme, Federika Mogerini. Në 18 qershor, ministrat e jashtëm të vendeve anëtare kanë takimin e parë kurse në 22 dhe 23 qershor, Këshilli pritet të marrë vendim përfundimtar për negociatat me Maqedoninë e Veriut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here