Sunday, September 22, 2019

Edi Rama: BE mos luajë lojë, të anëtarësojë vendet që e meritojnë

114
0

Kryeministri Edi Rama në një dalje publike me presidentin e KE Juncker, duke u ndalur te zgjerimi i mundshëm i BE, deklaroi se Bashkimi Europian nuk duhet që të luajë lojë, por të anëtarësojë vendet që e meritojnë të jenë pjesë e saj.

“Gjithmonë kam ëndërruar një Ballkan dhe një Europë me shqiptarët, serbët, maqedonasit etj. Ballkani Perëndimor është rrethuar nga BE, jemi pjesë e organit. Duhet të bëjmë një zgjedhje me këtë organ, të jetë pjesë e trupit apo të jetë anash.

Unë ëndërroj më tepër, për Shqipërinë dhe Europën. BE duhet të veprojë duke u bazuar në meritën e vendeve. BE nuk duhet që të bëjë lojë, pasi shqiptarët do të lodheshin”, deklaroi Rama.

LEAVE A REPLY