Shfuqizimi i zgjedhjeve, Gjoxhaj në Tv1 Channel: Ështe krijuar një vrimë e zezë institucionale…

0
532

Avokati Altin Goxhaj i ftuar ne emisionin “Forum” te Tv1 Channel ka komentuar vendimin e presidentit Ilir Meta per anulimin e zgjedhjeve ne 30 qershor dhe se sipas tij ne vendin tone eshte krijuar nje vrime e zeze insitucionale.

Goxhaj: Eshte e sigurte se qe nga dita e shtune, me dekretin e presidentit qe anulonte dekretin e meparshem per daten e zgjedhjeve eshte krijuar nje vrime e zeze institucionale, nje vrime thithese qe po i merr me vete te gjitha institucionet.

Ne fakt nuk u shpik ate dite ajo vrime, ajo vetem i hapi kapakun. Ishte nje vrim e madhe e zeze qe prej dy vitesh ne Shqiperi qe funksiononte, qe nga zgjedhjet e 2017-es, qe eshte vrima e zeze ku ka rene rendi kushtetutes.

Ne çdo vend te planetit Toke, nuk mund te kete shtet pa nje sistem frenimi qe quhet gjykata kushtetuese. Ne nje shtet ku nuk ka gjykate kushtetuese, ai shtet eshte pa rend kushtetutes. Pasi ti mund te bledh nje makine shume te mire, por çfare vlere ka ajo makine po nuk i punoj sistemi I frenave.

Gjykatat kushtetuese jane themeli i ruajtjes dhe konsolidimit te demokracive kushtetuese ne gjithe boten.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here