Drogë nëpërmjet “Facebook” e “Whatsap”, pranga 4 shqiptarëve

0
626

Policia italiane në Torino ka arritur të shkatërrojë një grup kriminal të trafikut të drogës, duke ndaluar gjithsej 8 persona. Dy prej tyre përfunduan në burg, kurse 6 në arrest shtëpiak.

Karabinierët kanë arritur të zbulojnë se të ndaluarit shpërndanin lëndën narkotike me anë të “Facebook” dhe rrjeteve sociale. Droga shitej sidomos në zonën e Vançillës, ku konsumatorë ishin të rinjtë, shkruajnë mediat italiane.

Nga tetë të arrestuarit, 3 janë tunizianë, 1 italian dhe 4 shqiptarë. Të 8 të ndaluarit do të përgjigjen për akuzën e trafikut të drogës. Ata pritet që të dalin përpara gjyqit për akuzuar që rëndojnë mbi ta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here