Sunday, June 16, 2019

“Me qetësi e kthjelltësi” Rama këshillë Metës: Si mik e kundërshtar

97
0

Fjalën e tij të gjatë në parlament, ku përmblodhi të gjithë argumentat e tij se pse Ilir Meta nuk mund të qëndrojë më në zyrën e Presidentit, kryeministri  Rama e mbylli me një këshillë për të.

Nisur edhe nga konferenca e fundit për mediat, në të cilën kreu i shtetit disa herë iu kërkoi gazetarëve që të përsërisnin pyetjen e tyre pasi nuk dëgjonte mirë për shkak se ka qenë i sëmurë ditët e fundit, për të qenë i sigurtë se mesazhi i socialistëve të mbërrijë si duhet në adresë të tij, i kërkoi Metës të lexojë mirë rezolutën e cila do të votohet sot në seancë plenare e madje për këtë, shprehjen e shumër përdorur të Presidentit me ‘qetësi e dashuri’ Rama e perifrazoi ndryshe: me qetësi e kthjelltësi.

“Një president, që e argumenton një marrëzi antikushtetuese si anulimi i zgjedhjeve në mes të fushatës se sheh filxhan dhe kur e pyesin thotë ma përsërisni se kam qenë sëmurë, është për të ardhur keq. Si njeri si mik dhe kundërtash e aleat, i uroj sot me gjithë zemër ta lexojë me qetësi e kthjelltësi rezolutën e Kuvendit nëse ka ende probleme me dëgjimin e nuk i kupton dot fjalët që po thuhen sot në adresë të tij.” -u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

LEAVE A REPLY