Wednesday, June 26, 2019

Shkarkimi i Metës? Basha: Teatri i minjve të zënë në çark

75
0

Kryedemokrati Lulzim Basha në bashkëbisedimin e tij me gazetarët dekalroi se mocioni i sotëm në Kuvend dhe rezoluta për shkarkimin e Presidentit nuk janë gjë tjetër veçse një teatër i qeverisë për të zhvendosur vëmendjen nga skandalet që i kanë plasur njëri pas tjetrit.

“Mos kini asnjë iluzion, farsa për shkarkimin e Presidenti u shëndrrua në rezolutë. Nga kriza e thellë ku ju ka zhytur juve ka nevojë ta largojë vëmendjen, nga fakti që është kapur duke ju vjedhur juve për t’ja dhënë një grushti njerëzish. Gjithçka është teatër që do ta zhvendosë aksin e përballjes mes shqiptarëve dhe minjve të kapur në çark që duan të ruajnë pushtetn e paligjshëm”,- tha Basha.

Sipas tij, “Gjatë 48 orëve të fundit shumë miq më kanë kërkuar të mbizotërojë arsyeja dhe interesi i shqiptarëve dhe Rama t’i hapë rrugë një procesi demokratik zgjedhjesh të lira dhe të ndershme. Sfidimi i hapur që bën, përpjekja për të vendosur 30 qershorin në qendër të debatit politik që zyrtarisht nuk është më nga pikëpamja kushteutese datë zgjedhjesh tregon se po mban me serum kufomën e tij politike”.

(m.a/BalkanWeb)

LEAVE A REPLY