Saturday, August 24, 2019

Zguri: KQZ të ndërpresë procedurën, dekreti në fletore zyrtare

144
0

Është larguar sërish nga mbledhja e KQZ, kreu i këtij institucioni, Klement Zguri. Ndërsa shprehu edhe një herë qëndrimin e tij, njëjtë me mbledhje e kaluar të KQZ, Zguri tha se dekreti i presidentit për anulimin e zgjedhjeve është botuar tashmë në fletoren zyrtare e ka hyrë tashmë në fuqi, për këtë arsye kërkoi që të ndërpritet procedura për organizmin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

“ Si mundet që një institucion, të gjykojë sipas interesave të veta, apo mendimit të momentit. Personalisht nuk dua të merrem me të drejtën e Metës për të nxjerrë dekret. Nuk jam gjykatë që unë të shoh ligjshmërinë apo kushtetutshmërinë e dekretit. Bëhet fjalë për dekret të vendosur në Fletoren Zyrtare e që ka marr fuqi ligjore. Nga një anë kam presidentin nga një anë ministrinë e drejtësisë.

Për ta mbyllur i qëndroj mendimit e konsideratës në mbledhjen e parë shto edhe botimin ne fletoren zyrtare. KQZ duhet të ndërpresë procedurat për organizmin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Pasi dekreti i Presidentit është vendosur në fletore zyrtare. “ u shpreh Zguri duke lënë më pas mbledhjen.

(BalkanWeb)

LEAVE A REPLY