Ademi flet per Tv1 Channel rreth shkreses drejtuar KQZ dhe deklaratave qe ka bere nenkryetari i KQZ dhe vete institucioni per kete akt te vendoreve
Shkresat drejtuar KQZ per KZAZ dhe listat e zgjedhesve?
Dekreti është akt ligjor me fuqi zbatuese.
Proçesi zgjedhor nis me dekret të presidentit, është i zbatueshëm duke filluar nga KQZ dhe të gjitha institucionet e tjera, prandaj ne kemi vepruar.
Kodi zgjedhor përcakton detyrat e bashkive .
Ajo që po bëjmë tani nuk është më shumë se zbatim i ligjit
…
Në kushtet aktuale duke folur për Shkodrën, KZAZ nuk janë në funksion. Nuk kanë qënë asnjë ditë në funksion. Aq më teper tani nuk do të jenë në funksion, pasi ambjentet sdo të jenë në dispozicion më, kjo në bazë të ligjit.
…
Deklarata e Denar Bibes, nenkryetar i KQZ ju ka kercenuar se do mbani pergjegjesi penale?
Duhet ti rrijnë larg deklaratave për vetëgjyqësi, apo që të marrin tagre qe i kanë organe të tjera. Askush nuk duhet të guxojë të bëjë deklarata të tilla, aq më teper ndaj kryebashkiakeve të zgjedhur nga qytetaret. Interpretimet e tjera janë institucione si gjykata apo prokuroria që i bën. Askush nuk mund të akuzojë apo anatemoje e shantazojë të zgjedhurit.
….
Rama ju kujtoi të mos i qani hallin krereve te opozitës por zbatoni ligjin?
Përtëj deklaratave politike, unë e marr si shantazh. Në Shkoder jam mësuar me këto dhe nuk më bëjnë përshtypje. Edhe kryeministrit i jap të njëjtën përgjigje si Denar Bibës, të zgjedhurit askush nuk mund ti shantazhojë.
….
Keni nje koment per situaten qe po kalojme dhe faktin qe me 30 qershor mazhoranca perserit se do kete zgjedhje?
Esdhtë fatkeqësi për vendin dhe qytetarët që ne po përballemi me grusht shteti. Mos përgjigjia dhe mos zbatimi i dekretit të presidentit nga KQZ, është një grusht i hapur shteti. Uroj të mos kemi të tjerë nga institucione të tjera në ditët në vijim. Sikurse po e shihni ne poo veprojmë me instrumenta demokratike, si përgjegjesi që kemi në këto poste. Do të vazhdojmë të ngrejmë zërin në emer të qytetareve që të mundesohet ndalimi i cdo iniciative apo dhunim i procesit farsë, e të padrekretuar që tentohet të mbahet. Kjo është e paprecedent që po ndodh dhe nëse ka një proces ai nuk do të njihet nga ne, qytetarët por besoj edhe nga opinioni ndërkombëtar.