Sunday, July 21, 2019

Bie nga skela, vdes në vend 43-vjeçari në Lezhë

310
0

 

Një burrë 43-vjeçar ka humbur jetën në ambjentet e punës në Lezhë, pasi është rrëzuar nga skela.

Policia bën më dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së sotme.

Pasi është rrëzuar nga skela, 43-vjeçari me iniciale M.SH ka marrë dëmtime të shumta trupore.

“Shtetasi është  dërguar në  spitalin rajonal Lezhë në gjendje të rëndë ku dhe ka humbur jetën”,– njofton policia.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY