Viti 2019 nuk ka iku ende kështu që le të jetë ky, viti i kujdesit për veten. Që nga kujdesi për ushqimin, stërvitja dhe lehtësimi nga stresi i tepërt, le të jenë këto disa nga hapat e parë që do të bëjmë në të mirë të shëndetit tonë.

Niveli i lartë i stresit është një nga shkaktarët kryesorë të përkeqësimit të shëndetit. Nëse jeni duhanpirës, mund të mendoni se një cigare mund t’ju ndihmojë për të lehtësuar problemin tuaj, por në fakt e keni gabim.

Në të vërtetë, është vërtetuar se pirja e duhanit krijon më shumë stres sesa e lehtëson atë. Një studim i vitit 2010 nga Shkolla e Mjekësisë dhe Stomatologjisë në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se duhanpirësit përjetojnë nivele më të larta tensioni dhe stresi gjatë pushimeve që bëjnë për të ndezur një cigare. Më poshtë do të mësoni se si të lehtësoni stresin pa ndezur cigaren:

1.Merr frymë thellë

2.Bëj shtriqje të muskujve (Yoga)

3.Dëgjo muzikë

4.Ha një vakt të shijshëm

5.Qëndro larg teknologjisë dhe rrjeteve sociale

6.Luaj me top, futboll, basketboll, volejboll

7.Ec shumë dhe çliro mendimet negative

8.Shko diku (koncert, kinema, teatër, ekspozitë).

9.Mbaji duart e zëna. Mund të luash videogame

10.Mbaj një qen në shtëpi

11.Medito

12.Kërce

13.Shkruaji mendimet që të shqetësojnë.

LEAVE A REPLY