Ekipi shqiptar përfaqësues në Lojërat Europiane “Minsk 2019″ u prit sot nga Presidenti i Republikës z. Ilir Meta në një ceremoni të vecantë, ku u bë edhe dorëzimi i flamurit kuq e zi sportistit Krenar Zeneli.

Boksieri medalist do të jetë  edhe sportisti flamurmbajtës në ceremoninë e hapjes së Lojërave me 21 qershor 2019, ku ekipet do të bënë parakalimet e tyre.

Shqipëria do të garojë në Lojërat Europiane ” Minsk 2019″ me 12 sportistë në 6 disiplina sportive, boks, ciklizëm, hark, judo, mundje dhe qitje.

Ekipi i boksit perfaqesohet nga:
Krenar Zeneli
Alban Beqiri
Arjon Kajoshi
Mikel Cullhaj
Trajnere: Zef Gjoni dhe Jozef Sermi

LEAVE A REPLY