Thursday, December 12, 2019

Franca dhe Belgjika ju refuzuan azilin, riatdhesohen 32 shqiptarë

233
0

32 shtetas shqiptarë, të cilët kishin kërkuar azil në Francë dhe Belgjikë janë kthyer sot në Rinas.

Operacioni i riatdhesimit u zhvillua në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Policinë franceze dhe atë belge, ku gjatë një fluturimi të përbashkët mes Francës dhe Belgjikës u riatdhesuan 32 shqiptarë të cilëve iu është refuzuar kërkesa për qëndrim.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen, pasi shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero.

“Të gjithë qytetarët që duan të punësohen në BE duhet të ndjekin rrugën ligjore dhe të mos bien pre e mashtrimeve me dokumenta të falsifikuara apo me tendencën për të kërkuar azil, pasi Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta dhe mundësia për të fituar azil është zero,” apelojnë autoritetet.

Policia Kufitare ka forcuar masat në kontrollin e dokumentacionit në dalje në të gjitha pikat e kalimit si dhe ka shtuar patrullimet në kufirin e gjelbër.

Në kufirin me Greqinë është duke u zhvilluar operacioni i përbashkët me FRONTEX.

LEAVE A REPLY