Friday, April 19, 2024
Home Aktualitet Konfirmohet në detyrë gjyqtarja, kandidate për Gjykatën Kushtetuese

Konfirmohet në detyrë gjyqtarja, kandidate për Gjykatën Kushtetuese

0
556

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Regleta Panajoti, e cila kandidon për një vend në Gjykatën Kushtetuese.

Në seancën dëgjimore të mbajtur një ditë më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti pikëpyetje mbi mundësitë financiare të gjyqtares, ndërsa një denoncim u vu në dukje si problem në kriterin e aftësive profesionale.

Trupa gjykuese që kreu procesin e vetingut për Panajotin përbëhej nga Genta Tafa Bungo kryesuese, Valbona Sanxhaktari, anëtare dhe Lulzim Hamitaj relator. Hetimi ndaj saj u bë në të tre kriteret.

Sipas relatimit Panajotit i mungonin 3.9 milion lekë për të justifikuar investimet e bëra, ndërsa nga një prej denoncimeve u gjet se një vendim i një trupe gjykuese në të cilën ajo ishte pjesë për pjesëtim pasurie, kishte probleme.

Panajoti kundërshtoi gjatë fjalës së saj qëndrimin e KPK mbi deklarimin e kursimeve cash në vite, duke thënë se nuk kishte pasur detyrim ligjor t’i deklaronte ato. Ajo tha se kishte sjellë prova për të treguar punën e bashkëshortit në emigracion dhe këmbënguli që ato të ardhura të deklaroheshin të ligjshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here