Wednesday, April 24, 2024
Home Politikë Kriza politike dhe 30 qershori, Basha pret në zyrë shefen e ODIHR

Kriza politike dhe 30 qershori, Basha pret në zyrë shefen e ODIHR

0
589

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të presë sot në një takim në selinë blu  drejtuesen e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audry Glover.

Në fokus të takimit që pritet të nisë në 11:00 mendohet të jenë situata politike dhe zgjedhjet e 30 qershorit.

Takimi i Bashës me Glover vjen një ditë pasi ky i fundit priti në takime të ndara të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara në Tiranë Leyla Moses-Ones  dhe ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca.

Sakaq zyrtarja e lartë e OSBE pati dy ditë më parë një takim me kryesocialistin Edi Rama dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Taulant Balla, lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here