Kërcënimet elektorale, denoncimi i banorit në fshatin Paçram në Vau Dejës…

0
2747

Mirash Thepi banor I fshatit Pacram në njësinë administrative Hajmel në Bashkinë Vau Dejës ka denoncuar kërcënimin që I është bërë nga Kryetari i Bashkisë Fushë Arrëz Fran Tuci, njëherësh kandidat në zgjedhjet e 30 Qershorit për Partinë Socialiste në këtë bashki.

Ai është shprehur se gjithcka ka nisur pas një kërkese të kandidatit Mark Babani për të bërë një miting elektoral në lokalin e tij në fshatin Pacram, ku shtetasi Mirash Thepi nuk ka pranuar. Pas refuzimit, ai ka marrë një telefonatë nga Fran Tuci ku është kërcënuar.
Ai I bën thirrje prokurorisë që të nisë menjëherë hetimin për kërcënimin në adresë të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here