Paketa anti-shpifje e qeverisë, sa do jenë gjobat dhe kur do mbyllen portalet që prodhojnë “fake news”

0
518

Qeveria ditën e djeshme miratoi paketën anti-shpifje, e cila do ti hapë luftë “fake news-it”. Paketa anti-shpifje nga Këshilli i Ministrave duket qartazi se parashikon masa të ashpra ndaj portaleve “online”. Sipas këtij vendimi ndryshimet në ligj parashikojnë gjoba dhe penalizime të rënda deri në mbylljen e portaleve.

Por që një media online që të mbyllet duhet të kalojë në disa hapa. Së pari ligji projektligji parashikon legalizimin e portaleve, evidentimin e pronësisë, dhe ç’është më e rëndësishmja burimet e financimit.

Nëse media online nuk bënë sqarimin përkatës, atëherë merren masa duke vendosur gjoba që nisin nga 100 mijë deri në një milionë lekë. Gjoba fikse prej 800 mijë lekësh parashikohet kur ankesa e qytetarit nuk merret në konsideratë nga Operatori i Publikimit të Shërbimit Elektronik.

Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake news”, bllokohet për një vit.

MASAT QË PARASHIKON PAKETA ANTI-SHPIFJE

Pezullim/bllokim të aksesit në internet, për një afat 24 orë, nëse brenda një viti kalendarik ka kryer 3 kundërvajtje administrative të parashikuara nga ky ligj.

– Pezullim/bllokim të aksesit në internet për një afat 7 ditor, nëse brenda një viti kalendarik ka kryer jo më pak se katër kundërvajtje administrative.

– Pezullim/bllokim të aksesit në internet për një afat njëvjeçar, nëse brenda një viti kalendarik ka kryer jo më pak se 5 kundërvajtje administrative të parashikuara nga ky ligj.

– Bllokimin përfundimtar/mbylljen e aksesit të shërbimit të publikimit elektronik në territorin e Republikës së Shqipërisë nëse nuk marrin në shqyrtim ankesat e përcjella prej Këshillit të Ankesave, më shumë se katër herë gjatë një viti kalendarik”.

Gjobat:

– Me gjobë nga 100 000 lekë deri në 1,000,000 lekë kur nuk respekton detyrimet e nenit 33/1 të këtij ligji.

– Me gjobë në masën 800, 000 lekë kur nuk respekton vendimin e Këshillit të Ankesave apo të drejtën e përgjigjes, sipas nenit 53/1 të këtij ligji”.

Por të gjitha këto masa janë ende të pamiruatuar në mënyrë përfundimtare, pasi ende paketa është fazën e projektligjit dhe mund të pësojë ndryshime. Për këtë paketë pa pasur shumë debate, ku komuniteti i gazetarëve si vendas dhe të huaj ka reaguar kundër, po ashtu dhe  opozita e quan një ligj anti-kushtetues.

(A.B. Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here