Bonusi i bebes, pjesë e ligjit të ri të asistencës sociale

0
649

Bonusi i bebes, shpërblimi financiar që mbështet familjet e reja, do të jetë pjesë e ligjit të ri të asistencës sociale. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastrliu, solli në vëmendje sërish sot bonusin e bebes.

Sipas saj, politika e re sociale e Qeverisë që mbështet familjet e reja, me pagesën universal të Bonusit të Bebes, jepet për çdo familje, pavarësisht statusit social-ekonomik.

“Pagesa për lindjen e fëmijës së parë është 40 mijë lekë; për fëmijën e dytë 80 mijë lekë;
për fëmijën e tretë, të katërt e në vijim bonusi i bebes është 120 mijë lekë për çdo fëmijë;
për nënat që lindin binjakë masa e përfimit do të jetë në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë lekë) për secilin fëmijë; për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfimit do të jetë në masën 120 000 (njëqind e njëzetë mijë lekë) për secilin fëmijë”, tha Manastirliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here