Matteo Salvini kundër Balotellit: Duhet arrestuar menjëherë

0
656

Mario Baloteli kishte sfiduar shokun e tij në një lojë, duke i thënë se nëse hidhet në det me motorin e tij do të fitojë 2 mijë euro.

Mirëpo, një “lojë” e tillë duket se nuk është pritur aspak mirë nga ana e ministrit të Brendshëm italian Mateo Salvini. Numri një i Ministrisë së Brendshme tha se Baloteli duhet arrestuar menjëherë, shkruajnë mediat e huaja.

“Nëse do ta kisha në dorë do ta arrestoja menjëherë. Si mund ta hedhësh një motor në det? Kjo është një lojë e një idioti. Por çfarë imazhi japim nga Italia në botë, nëse në një nga qytetet tona me të gjitha problemet që ekzistojnë, kalon një lojtar i pasur dhe i prishur, që ka një skuter dhe e hedh në det? Ne jemi të çmendur “.- u shpreh Salvini.

Loja e përhapur në Itali me hedhje motori në det nuk është mirëpritur as nga autoritetet italiane, teksa policia në Napoli e konsideron veprimin si “nxitje e kryerjes së krimeve dhe lojërave të fatit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here