Tuesday, November 12, 2019

Meta falënderim tifozëve të Celtic, lidhja me futbollistin e njohur

127
0

Kreu i Shtetit Ilir Meta na zbulon një tjetër pasion të tijin, atë për sportin. Përmes një statusi në Facebook, Meta mban veshur një bluzë të skuadrës skoceze të Celtic dhe zbulon se ka qënë e do të mbetet tifoz i kësaj skuadre.

Ndërsa bluzën që mban veshur Presidenti thotë se e ka dhuratë nga miku i tij, ish-futbollisti i Kombëtares, dhe Celtic, Rudi Vata.

STATUSI I PLOTË

Mirëmëngjes! Kjo foto sot i dedikohet të gjithë tifozëve të jashtëzakonshëm të @CelticFC☘ anë e mbanë botës. Kjo bluzë është dhuratë nga miku im Rudi Vata. Pas takimit në Sarajevë besoj në: “Once you’re a Celt you’re alëays a Celt … Hail Hail🍀🍀”Një ditë më parë, tifozët skocezë të Celtic kanë “mësyrë” profilin zyrtar në rrjetin social “Tëitter” të Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, pasi e kanë cilësuar fatsjellës takimin me të në kryeqytetin e Bosnje Hercegovinës pak orë para ndeshjes FK Sarajevë-Celtic.

Kreu i shtetit shqiptar pati një takim rastësor, por mjaft të ngrohtë dhe të përzemërt me tifozët skocezë në rrugët e Sarajevës në orët para sfidës. I entuziazmuar nga kjo atmosferë Ilir Meta nuk nguroi të postonte një video në profilin e tij në “Tëitter”, teksa këndonte me skocezët duke e shoqëruar me statusin: “Kur festa të rrëmben! Momente të jashtëzakonshme sot (dje) në Sarajevë me tifozët e Celtic FC, para ndeshjes së turit të parë kualifikues të Champions League. Nuk mungoi një shëndet për RudiVata, yllin e Kombëtares sonë dhe të Celtic FC”.

Në shenjë mirënjohje, për “like & share” që tifozat e Celtic i kanë bërë postimit të Presidentit gjatë takimit në Sarajeve, ai postoi sot edhe një video të golit të Rudi Vatës në derbin e 7 majit 1995 me Rangers.

Skuadra e famshme skoceze mori një fitore të vyer mbrëmë në transfertën e Sarajevës me rezultatin 3-1 dhe pas triumfit të shumtë kanë qenë tifozë skocezë të cilët kanë nxituar të falënderojnë Presidentin Meta në “Tëitter” për urimin, teksa e kanë cilësuar fatsjellës takimin me të.

Gjithashtu edhe media zyrtare e klubit skocez të Celtic-ut i ka bërë jehonë ngjarjes së ditës së djeshme ku Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka ndarë disa momente argëtuese me tifozët e Celtic të cilët kishin udhëtuar në Bosnjë për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës.

Uebsajti zyrtar “Celtsarehere.com” i tifozëve të Celtic e ka cilësuar si ditë surprizuese dhe të shkëlqyr atë të djeshmen, ku Presidenti po u fliste atyre për ish-futbollistin e Celtic FC dhe shokun e tij shqiptar Rudi Vata.

LEAVE A REPLY