Sunday, July 21, 2019

Qeveria e largoi nga Biblioteka, ministrja mesazh Persida Asllanit

153
0

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, i ka dërguar një mesazh ish-drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, e cila u largua nga detyra një ditë më parë nga Këshilli i Ministrave.

Përmes një mesazhi në faqen e saj në “Facebook”, ministrja Margariti falënderon Asllanin për mbështetjen në realizimin e projekteve dhe punën e palodhur në krye të Bibliotekës Kombëtare.

Sipas saj, Asllani ja ka dalë të menaxhojë situatën ekstreme dhe të sillnin më afër Bibliotekës lexuesit e të gjitha moshave.

“Në shumicën e herëve koha është e pamjaftueshme për të kuptuar dhe njohur dikë deri në fund. Gjashtë muaj ishin shumë pak për të realizuar projektet e nisura, por boll të mjaftueshme për të kuptuar dashamirësinë dhe vullnetin për të bërë punë të mira. Sot, do të kisha dashur të falenderoja pa fund miken dhe mbështetësen time në këto 6 muaj të punës në Ministria e Kulturës, Persida Asllani.

Faleminderit për punën e palodhur dhe përkushtimin e treguar në krye të Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë të një institucioni me vështirësi reale. Faleminderit, që bashkë me stafin e BK, ia dolët të menaxhonit situata ekstreme; që së bashku e sollët Bibliotekën Kombëtare dhe librin më afër me lexuesin dhe studiuesit; që bëtë për vete edhe moshat e vogla, duke i njohur me horizontet që të hap të lexuarit; që zgjeruat bibliotekën digjitale me më shumë vepra të rralla, duke mos i lënë ata në “shenjtërinë” e tyre, por i bëtë tē prekshëm; që risollët mes nesh emra të mëdhenj të letrave, përmes konferencash e ekspozitash.

Faleminderit Persida, për këmbënguljen për të ngritur një bibliotekë të re Kombëtare. Do të kisha dashur të të kisha pranë në këtë mision, jo të pamundur, por jam e bindur që bashkëpunimi ynë do të vazhdojë më tej, me projekte të reja. Suksese në rrugën e zgjedhur, atë akademike!”, shkruan ministrja Margariti.

Elva

LEAVE A REPLY