11 persona janë mbytur në det në një muaj

0
744

 

Që nga nisja e sezonit veror 2019 deti i ka marrë jetën 11 pushuesve vendas dhe të huaj, shifër e dalë nga rastet e publikuara në media nga muaji qershor e deri më tani.

Viktimat kanë qenë kryesisht mbi moshën 60 vjeç por ka pasur raste edhe më fatkeqe kur deti nuk ka kursyer as moshat e reja siç ishte rasti i 18-vjeccarit të mbytur në një nga plazhet e Lezhës apo 31-vjeccarit nga Skrapari, trupi i të cilit u gjet i mbytur në zonën e currilave.

Sipas policisë në shumicën e rasteve vdekja dyshohet të ketë ardhur nga komplikacione shëndetësore akute por deri më tani nuk ka një raport të detajuar si nga Policia e Shtetit dhe as nga Ministria e Shëndetësisë për të sqaruar shkaqet.

Nga ana e saj zyra për mbrojtjen e konsumatorit bën përgjegjës institucionet qendrore dhe ato lokale për mungesën e rojeve bregdetare, një problem i trashëguar ndër vite.

Pas vlerësimit të situatës në terren zyra për mbrojtjen e konsumatorit rendit si më të sigurta plazhet e Kavajës, si dhe pjesërisht plazhin e Shëngjinit dhe Sarandës në një kohë që në 13 plazhe të tjera nuk ka konstatuar as kulla vrojtimi dhe as jetëshpëtues.

Nisur nga gjetjet e bëra prezent me të drejtë shtrohet pyetja se pse nuk kanë nisur punën rojet bregdetare të cilët u trajnuan në nisje të sezonit.

RASTET
Mbytet pushuesi i moshuar në Lezhë
09 Korrik, 2019

Shënohet viktima e radhës në Plazhin e Durrësit, 70-vjeccari, turist nga Bosnja
08 Korrik, 2019

Erdhi nga Gjermania për të pushuar në Durrës, mbytet turisti
01 Korrik, 2019

Lezhë/ U mbyt në det, gjendet trupi i pajetë i 18-vjeçarit

27 Qershor, 2019

Gjendet në plazhin e currilave trupi i pajetë i 31-vjeçarit nga Skrapari.
24 Qershor, 2019

Viktima e 2-të brenda 24 orëve në ujë, mbytet 75-vjeçari në Durrës
24 Qershor, 2019

Arresti kardiak i merr jetën pushueses në Vlorë
21 Qershor, 2019

Humb jetën pushuesja 70-vjeçare në Vlorë (Pamje të rënda)
17 Qershor, 2019

Futet për t’u larë në plazhin e Durrësit, vdes i moshuari 70-vjeccar nga Kosova
11 Qershor, 2019

86-vjeçari gjendet i mbytur 1.5 milje nga bregu, identifikohet viktima në Durrës
11 Qershor, 2019

Sarandë/ Mbytet 55-vjeçari, policia nis kërkimet
12 Maj, 2019

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here