Alibeaj: Bar do të hamë dhe diktaturën nuk e pranojmë

0
502

Ish ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj ka folur për kauzën e opozitës, duke e konsideruar këtë të fundit me një fuqi dhe ndikim të madh tek shqiptarët.

Duke folur në studion e emisionit “I Ftuari” në A2 CNN, Alibeaj tha se sot shqiptarët nuk mendojnë më vetëm për interesin e tyre të vogël, por kanë brumin për të menduar për gjëra të mëdha si liria e zgjedhjeve dhe demokracia.

Ky qëndrim u komentua nga moderatori si i ngjashëm me shprehjen ‘edhe bar dop hamë dhe parimet nuk i shkelim’. Kësaj anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike ju përgjigj se, “e kundërta, bar do të hamë dhe diktaturën nuk e pranojmë”.

“Në fakt as bar nuk po hanë sepse situata ekonomike është shumë e keqe. Asnjë kryebashkiak i djathtë apo anëtar kryesie dhe të gjithë ata që ishin prezentë në atë mbledhje ku u diskutua djegia e mandateve nuk kanë pasur asnjë kundërshtim në lidhje me djegien e mandateve nga ana jonë. Të gjithë ishin të bindur se në atë situatë ku kishte degraduar Parlamenti, ishte rruga e vetme. Asnjë nga kryetarët tanë të bashkive, në momentin kur vendosëm që nuk do të merrnim pjesë në zgjedhje, nuk pati pakënaqësi. Ata e kuptuan se kjo lëvizje e rëndë që bëmë, sepse është e rëndë, do të sillte më pas dobishmëri jo vetëm për PD-në, por dobishmëri publike”, deklaroi Alibeaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here